Sveçla thotë se situata është e tensionuar, kush po përpiqet ta ndezë veriun sipas ministrit?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se situata është e tensionuar në veri të vendit.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Sveçla tha se kjo po ndodhë pasi “strukturat kriminale atje janë të pakënaqura”.

“Rezistenca e këtyre grupeve herë ka qenë edhe e armatosur, e herë ka qenë e veshur me petk politik nga Beogradi zyrtar”, tha Sveçla.

Ai përmendi aksionet e Policisë dhe vështirësitë e operimit në atë pjesë./Express

Salihu: Hera e fundit kur kemi qëndru vetë, 1% e kanë mbrojtë dinjitetin e atdheut