E shtunë, Shtator 30

Etiketë: BE

Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radoiçiqin: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

Murati për pamjet e dronit që e filmuan Radoiçiqin: Miku i Vuçiq udhëhoqi grupin terrorist, çfarë do të bëjë BE?

Kombëtare, Lajme
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i është drejtuar me një pyetje Bashkimit Evropian, pas pamjeve të kapura me dron që publikoi sot Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku shihej se pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq. Murati ka thënë se këto pamje e tregojnë “mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist”. Lidhur me këtë, Murati ka pyetur BE’në se çfarë do të bëjë për këtë çështje. ”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati në platform...
BE e ashpër: Masat mbeten në fuqi, përfshirë pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën

BE e ashpër: Masat mbeten në fuqi, përfshirë pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën

Kombëtare, Lajme
Pas dështimit të takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian ka dalë me një komunikatë të gjatë. Ndër të tjera aty thuhet se masat ndaj Kosovës mbetën në fuqi. “Kërkesat e bëra në Deklaratën në emër të BE-së të datës 3 qershor mbeten plotësisht të vlefshme”. “Masat e kthyeshme që ka marrë BE-ja mbeten në fuqi, duke përfshirë pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me Kosovën. BE-ja është e gatshme të heqë këto masa në rast të progresit në përmbushjen e kërkesave ekzistuese, ose të vlerësojë masat e mëtejshme ndaj të dyja palëve, nëse është e nevojshme”, shkruan në komunikatë. BE-ja rikujton rëndësinë e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të Kosovës për të ndihmuar në zbutjen ...
“Kosova bllokoi planin e BE-së”: Bild-i gjerman del me një artikull për takimin e së enjtes në Bruksel

“Kosova bllokoi planin e BE-së”: Bild-i gjerman del me një artikull për takimin e së enjtes në Bruksel

Kombëtare, Lajme
“Kosova bllokon planin e Bashkimin Evropian”. Kështu e nis artikullin e saj gazeta gjermane “Bild”, që rëndom shënon qarkullimin dhe shitjet më të mëdha në kontinentin evropian, ku ka trajtuar gjerësisht dështimin e negociatave të fundit më 14 shtator në Bruksel, ku edhe e merr për fakt të kryer se është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai cili ka “bllokuar” këtë plan evropian për normalizim të marrëdhënieve. Qysh në titull “Bild” e nis ngjarjen senzacionalisht: “A ka kërcënim për një valë të rre dhune në Ballkan?” ndërsa në fillimn, ndonëse çuditshëm, shkruan se ka “ngërç i rrezikshëm konflikti në Kosovë”. Gazeta gjermane, në tablon e saj shpjegue, thotë se ishte Kurti ai i cili “NUK e pranoi” propozimin për “shtensionim dëshpërimisht të nevojshëm” teksa citon konferencën e Për...
Kosovës mund t’i shqiptohen masa shtesë nga BE-ja

Kosovës mund t’i shqiptohen masa shtesë nga BE-ja

Kombëtare, Lajme
Bashkimi Evropian mund të shtojë masa të tjera ndëshkuese ndaj Kosovës, nëse ndonjë anëtar i Unionit nuk sheh hapa konkretë drejt shtensionimit. Nga masat nuk është imune as Serbia. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Takimi i djeshëm në Bruksel, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ka zhgënjyer shtetet perëndimore. Ndonëse u propozua një marrëveshje me sekuencim, siç u tha, Kosova nuk e pranoi propozimin e Borrelit ndërsa Serbia po. Në një deklarim për media, zëdhënësi Peter Stano theksoi se masat ndaj Kosovës mund edhe të shtohen. “Nëse ndonjë anëtar i BE-së nuk sheh hapa për shtensionim, mund të futen masa shtesë, por edhe për palën tjetër. Ky është një proces që anëtarët po e ndjekin, nuk janë të kënaqur me zhvillimin e ngjarjeve”, tha Stano. ...
Deputeti gjerman Butikofer: BE-ja t’ia bëjë me dije Vuçiqit se nuk ka më tolerim orientimi nga Moska

Deputeti gjerman Butikofer: BE-ja t’ia bëjë me dije Vuçiqit se nuk ka më tolerim orientimi nga Moska

Kombëtare, Lajme
Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer ka reaguar pas takimit të së enjtes në Bruksel, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në një shkrim në Twitter, duke shpërndarë shkrimin e analistit austriak, Gerald Knaus, tha se BE-ja duhet të fillojë t’i thotë Vuçiqit të Serbisë se të mos vendosësh mes orientimit të Moskës dhe orientimit të Brukselit nuk është më e tolerueshme. “Nëse ai dëshiron të luajë një rol si njeriu i Putinit në Ballkanin Perëndimor dhe të ndjekë një axhendë më të madhe të Serbisë, ai mund të përpiqet ta bëjë këtë. Por pastaj …”, shkroi Butikofer. Ndërsa duke iu drejtuar gazetarëve pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si “kushtëzim të v...
Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme

Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë të përkohshme

Kombëtare, Lajme
Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja janë “të përkohshme dhe hap i kthyeshëm”. Siç është shprehur ai në Qeverinë e Kosovës, sapo të arrihet depërshkallëzimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike. Sipas tij, stabiliteti politik është kusht për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës. Ai ka thënë se shpreson që deeskalimi të ndodhë sa më shpejt, në mënyrë që BE-ja ta kthejë fokusin e saj në reformën e Kosovës, e cila është vendimtare për integrim. “Dua ta tërheq vëmendjen tuaj për pengesat aktuale në zhvillimin e ardhshëm të bashkëpunimit. Meqenëse stabiliteti politik është aq i rëndësishëm në sigurimin e prosperitetit të Kosovës, ...
BE: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar

BE: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar

Kombëtare, Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se është e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet lokale dhe gjithëpërfshirëse në katër komunat veriore, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte. “Sa u përket zgjedhjeve, edhe pse zgjedhjet e pjesshme për kryetarë të komunave të mbajtura në prill 2023 në katër komunat e veriut të Kosovës u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ne kemi qenë shumë të qartë se për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët, ato nuk kanë ofruar një zgjidhje politike afatgjate. Prandaj, është e rëndësishme që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, ku serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të organizohen sa më shpejt”, ka thënë Stano dje për “KOHA”, Mirëpo, Stano ka rikujtuar angazhimin që Kosova ka marrë në Bratisllavë për de...
BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

Kombëtare, Lajme
Bashkimi Evropian (BE) i ka përsëritur kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për ndërmarrjen e hapave që u është kërkuar atyre për t’i krijuar kushtet për vazhdimin e dialogut, por nuk ka dashur të përmendë afate kohore se kur mund të ndodhë një takimi i nivelit të lartë në Bruksel. Këto qëndrime i ka shprehur për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe të sigurisë. “Puna në dialog po vazhdon. Ne e kemi përsëritur vazhdimisht javëve të fundit se ka një pritje të qartë nga ana e BE-së që palët t’i ndërmarrin hapat e definuar shumë qartë për deeskalim, dhe t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut”, tha Stano. Më 10 korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për disa hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, përfshirë zvogëlimin e pran...
​Stano: BE dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

​Stano: BE dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë në Kosovë

Kryesoret
Bashkimi Evropian është thellësisht i shqetësuar për dorëheqjen e nëntë policëve rinj serbë, ka thënë zëdhënësi Peter Stano, duke theksuar se BE i dënon kërcënimet ndaj pjesëtarëve të Policisë. Ai ka thënë se frikësimet dhe kërcënimet janë të papranueshme dhe si të tilla duhet të ndalen menjëherë. “BE-ja është thellësisht e shqetësuar për dorëheqjen e nëntë serbëve të Kosovës të saporekrutuar nga Policia e Kosovës. Përbërja e Policisë së Kosovës duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë. Pjesëtarët joshumicë të Policisë së Kosovës kanë një rol për të luajtur duke kontribuar në sigurinë e komunitetit të tyre përmes policimit të orientuar drejt komunitetit. Ne dënojmë presionin psikologjik, frikësimin dhe kërcënimet për hakmarrje ndaj pjesëtarëve serb...
BE: Nevojiten hapa të tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës

BE: Nevojiten hapa të tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës

Kombëtare, Lajme
Blloku evropian ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zvogëluar praninë e policisë në dhe përreth komunave në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, megjithatë tha se duhen edhe hapa të tjerë që do të çonin në shtensionimin e mëtejmë të situatës në veri, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. “Këto janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por nevojiten hapa të tjerë. Sikurse çdo gjë në dialog, afatet kohore nuk janë në dorë tonë. Afatet kohore varen nga aftësia e palëve për të përmbushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo zotimet. Në mënyrë që të zbutet kriza aktuale, e kemi thënë shumë shpesh, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur në të gjitha katër komunat. A...