E premte, Qershor 2

Etiketë: Dragodan

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Dragodan të kryeqytetit, policia jep detaje

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Dragodan të kryeqytetit, policia jep detaje

Kombëtare, Lajme
Një person është vrarë në lagjen Dragodan të kryeqytetit. Këtë për Paparaci e ka konfirmuar policia e Kosovës. Sipas informatave të para, rreth orës 13:20 policia ka marrë informacionin për të shtëna më armë në një hotel në Dragodan. Policia me njësite ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor ku është konstatuar vdekja e një personi pas plagëve të marra nga arma e zjarrit. Në vendngjarje gjithashtu janë dy persona të plagosur me mjet të mprehtë dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje. /Paparaci.com/