
Sa do të jenë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës sipas koeficientit të ri?
Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta ndryshojë mënyrën se si do të paguhen kryetarët e 38 komunave të Kosovës. Kjo pasi Ligji i ri për paga në sektorin publik parasheh që kryetarët e komunave të paguhen në bazë të numrit të banorëve që ka komuna që ata udhëheqin.
Vlera e koeficientit prej 105 euro do të caktojë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës të ndara në 7 kategori. Koeficienti 15 i takon kryetarit të kryeqytetit, që ka më së shumti banorë ndërsa koeficienti 11.8 për kryetarët e komunave që kanë më së paku banorë.
Kryetari i Prishtinës me pagën më të lartë
Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, do të jetë kryetari më pagën me të lartë në krahasim me kryetarët e të gjitha komunave të tjera.
Koeficienti i pagës për të parin e Prishtinës është 15. Bazuar në vlerën pre...