E shtunë, Shtator 30

Etiketë: Pagesa

Kush janë punëtorët e shtetit që paguhen nga buxheti i Kosovës pa punuar?

Kush janë punëtorët e shtetit që paguhen nga buxheti i Kosovës pa punuar?

Kombëtare, Lajme
Qindra mijëra euro shpenzohen për pagat e dhjetëra qytetarëve serbë të Kosovës, që kanë kontrata pune me institucionet e vendit. Por, sipas disa raporteve zyrtare, ata nuk punojnë për pagat që i marrin. Për më tepër, dyshohet se paguhen edhe nga buxheti i Serbisë. https://07press.com/vulin-ka-leshuar-urdher-qe-te-mos-nis-viti-shkollor-per-nxenesit-serbe-ne-pjesen-veriore-te-kosoves/  
Miratohet zbritja e 100 eurove në tatimin në pronë

Miratohet zbritja e 100 eurove në tatimin në pronë

Ekonomi, Kombëtare, Lajme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në mbrëmje në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për pronën e paluajtshme, që nënkupton se nga ky ligj do të mundësohet zbritja prej 100 euro në faturat e tatimit në pronë për vitin 2023. Sipas Ministrisë së Financave, përmes këtij ligji po ashtu mundësohen lirime tatimore për banimin primar e tokën bujqësore. MF-ja ka thënë se me këtë ligj do të ketë kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor, zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024, dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025.
Rreth 20% e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë faturat mujore

Rreth 20% e familjeve në Kosovë nuk mund t’i përballojnë faturat mujore

Ekonomi
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2022. Rezultatet e anketës janë shqetësuese sa i përket standardit të jetesës dhe vështirësive ekonomike që shumë familje në Kosovë kanë hasur gjatë vitit 2022. Madje, një pjesë e konsiderueshme e familjeve në Kosovë kanë vështirësi për t’i përballuar edhe faturat mujore. “Ekonomitë familjare shpesh nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë pagesat siç janë qiraja, kreditë, tatimet, shpenzimet komunale – faturat, mirëmbajtje të rregullta etj”, thuhet në anketë. Gjatë vitit 2022, 19 përqind e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit, ndërsa 65 përqind e ekonomive familjare kanë qenë në gjendje t’i përballoj...
Nesër skadon afati për pagesat e tatimit në pronë, interes e gjoba për ata që s’paguajnë

Nesër skadon afati për pagesat e tatimit në pronë, interes e gjoba për ata që s’paguajnë

Kryesoret
Qytetarët kanë afat vetëm edhe nesër që ta kryejnë pagësën e këstit të parë të tatimit në pronë për vitin 2023. Ata që s’e paguajnë do të përballen me masa ndëshkimore. Për ta do të aplikohet një interes prej 0.65% për secilin muaj që vonohet pagesa, si dhe një gjobë prej 10% të tatimit të papaguar. Nesër përfundon afati ligjor për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë. Për këstin e dytë, kanë kohë deri në fund të shtatorit. Qyetetarët tashmë janë paralajmëruar që të kryejnë pagesat, që të mos përballen me masa ndëshkimore. Këtë vit, faturat e tatimit në pronë do të jenë më të shtrenjta, meqë është bërë rivlerësimi i pronave nga ana e Ministrisë së Financave. “Edhe pak ditë kanë mbetur për të paguar këstin e parë. Të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimi...
Kalendari i pagesave: Këto janë datat kur do të paguhet secila kategori veç e veç

Kalendari i pagesave: Këto janë datat kur do të paguhet secila kategori veç e veç

Më të lexuarat
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim: Me datë 15 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e skemave sociale dhe skemat pensionale që nuk kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK; Me datë 20 të çdo muaji do të ekzekutohen pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kanë nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare); https://07press.com/behet-ekzekutimi-i-pageses-per-500-punetoret-e-pare-te-angazhuar-permes-super-puna/
Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Bëhet ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes ‘Super Puna’

Ekonomi, Më të lexuarat
Është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes “Super Puna” për muajin shkurt. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, bizneset që angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme duhet të kalojnë disa verifikime. “Super Puna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për 500 punëtorët e parë të angazhuar përmes Super Puna gjatë muajit shkurt”, thuhet në njoftim. “Bizneset që angazhojnë punëtorë përmes Super Puna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim: Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK); Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njëjtë apo më të lartë sesa në shpalljen në Super Puna; dhe Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së”, vijon MF-ja. ...
Sot pritet të ekzekutohen pagesat për këto kategori

Sot pritet të ekzekutohen pagesat për këto kategori

Kombëtare, Lajme
Sot pritet të ekzekutohen pagesat për këto kategori nga Shteti (Kalendari i Pagesave) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim: Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. https://07press.com/adem-qorri-vdiq-duke-shpetuar-nje-femije-ne-shba-tani-kerkohet-ndihme-per-ta-sjell-arkivolin-ne-kosove/
Ministria e Financave njofton se me 29 mars do t’i ekzekutojë këto pagesa

Ministria e Financave njofton se me 29 mars do t’i ekzekutojë këto pagesa

Më të lexuarat
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Pagesat e këtyre skemave do të ekzekutohen si në vijim: Me datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. https://07press.com/ankohen-pensionistet-100-euro-nuk-dalin-as-per-ilace/
Sa do të paguhen mësimdhënësit pas publikimit të vlerës së koeficientit?

Sa do të paguhen mësimdhënësit pas publikimit të vlerës së koeficientit?

Kryesoret
Qeveria ka bërë publike vlerën e koeficientit duke e bërë kështu edhe plotësim ndryshimin e Ligjit të Buxhetit. Vlera e koeficientit do të jetë 105 euro. Në arsim, pagat e mësimdhënësve do të sillen prej koeficientit 5.6 për ata të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta deri në 5.8 për mësimdhënës të shkollave të mesme të larta. Duke e llogaritur me vlerën e koeficientit, mësimdhënësi i shkollës së mesme do të marrë rreth 609 euro pagë, ndërkaq, ai i shkollës fillore, do të paguhet rreth 588 euro.