
“Na nxjerrë nga ngufatja e tanishme e zymtësia mbytëse”, Abdixhiku prezanton 100 projektet e “Rrugës së Re”
Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka prezantuar programin "Rruga e Re" sot, duke shpalosur vizionin e LDK-së për të ardhmen e vendit.
Ai ka thënë se gjatë këtyre dy viteve ka mbledhur mendimet e shumë profesionistëve të vendit dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, profesorë universitarë dhe biznesmenë, të cilët kanë kontribuar në hartimin e këtij plani ambicioz për të ardhmen e Kosovës.
Së fundi, kreu i LDK-së publikoi edhe 50 zotimet nga gjithsej 100 që do t'i paraprijnë programit të LDK-së.
Rritja ekonomike për 4-5 % në vit, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës së Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe Pejës, përfundimi i magjistraleve për Mitrovicë dhe Poduj...