Ndonëse në një pjesë të madhe të Kosovës sot është duke rënë shi, diku po bie edhe borë.
Në Malet e Rugovës ka reshje dëbore, të cilat e kanë mbuluar një pjesë të maleve me bardhësi.
Instituti Hidrometeorologjik me anë të një njoftimi për media ka thënë se sot do të jetë një ditë që do t’i ngjasojë stinës së vjeshtës së vonë.
Gazeta Sinjali sot raportoi për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar. Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.
Këmbësorja që nuk mundi të ju bëjë ballë plagëve të marra është Rita Gashi.
Lajmin për vdekjen e 17-vjeçares e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Sipas njoftimit mortor, varrimi i të ndjerës do të bëhet më 19.03.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Rogovë.
“Të dashur familjarë, miq e dashamirë.
Te pikëlluar, me dhimbje të thellë ju njoftojm se sot ka ndërruar jetë vajza e dajës Rita. Avdyl Gashi Varrimi i të ndjeres bëhet 19/03/23 dit e diel në ora 13:00 ,...
Gazeta sot raportoi për një aksident trafiku në fshatin Rogovë në Gjakovë ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave mbetën të lënduar shtatë persona të cilët u dërguan në QKUK për t’u trajtuar.
Plagëve të marra nga aksidenti nuk ka mundur të ju bëjë ballë njëra nga të lënduarat e cila ka ndërruar jetë në QKUK.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër e moshës madhore), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lendimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha ai.
Elezaj shtoi se me vendim të Prokurorit të Shtetit, të cilit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë....
Sipas njoftimit të KEDS-it, ekipet e tyre janë akoma në terren dhe pritet që sot tu kthehet furnizimi me rrymë edhe një pjese tjetër të konsumatorëve, përcjell teve1.info
“Prishja në Largpërçuesin Rugova që la pa energji konsumatorët tanë në Rugovë, është gjetur dhe është sanuar tashmë. Kjo është arritur falë një angazhimi të pashoq të ekipeve tona që ishin vazhdimisht bjeshkëve të Rugovës, duke e sfiduar borën dhe terrenin e vështirë, vetëm e vetëm që konsumatorëve t’u rikthehet energjia elektrike.
Tashmë, shumica e rugovasve janë duke u furnizuar. Ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e konsumatorëve, porse ekipet e KEDS-it akoma janë në terren në Rugovë dhe gjatë ditës së sotme pritet që edhe atyre t’u rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, bëhet e ditur në njoftim.
...