E shtunë, Shtator 30

Etiketë: Serwer

Serwer: Gjasat për masa shtesë ndaj Kosovës janë të mëdha

Serwer: Gjasat për masa shtesë ndaj Kosovës janë të mëdha

Kryesoret
Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, ka thënë se pas takimit të së enjtes Borrell-Kurti-Vuçiq, gjasat për masa shtesë janë të mëdha, porse shton që për të, ato do të ishin të pajustifikueshme. “Unë mendoj se ka gjasa, megjithëse do t’i konsideroja masat e tilla si të pajustifikuara. Prishtina ka paraqitur një propozim të arsyeshëm që me sa duket nuk është diskutuar. BE-ja dhe Serbia duan të diskutojnë Asociacionin, pa marrë parasysh çështjet e rëndësishme për Kosovën. Kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Serwer në një përgjigje për Kohën. Të enjten e 14 shtatorit Kosova e Serbia nuk u pajtuan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe të aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Plani i Kosovës nuk u pranua nga Serbia e BE-ja. E për planin e...
Asociacioni si “strukturë federale”, Serwer: Beogradi do pikërisht një Republikë Srpska 2.0

Asociacioni si “strukturë federale”, Serwer: Beogradi do pikërisht një Republikë Srpska 2.0

Kombëtare, Lajme
Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, deputeti i SPD-së Michael Roth, në vizitën e tij në Prishtinë solli edhe një ide se si do të mund të dukej Asociacioni i komunave me shumicë serbe, e cila s’ishte prezantuar më parë – një strukturë federale strukturë që jep një ndarje të drejtë të kompetencave e që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës. Megjithëse e dha konceptin, Roth nuk e shpjegoi më tej se si do të mund të dukej kjo strukturë në praktikë. “Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër Republika Srpska’s 2.0 këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë q...
Serwer thotë se edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Serwer thotë se edhe Serbisë duhet t’i kërkohet një Asociacion për shqiptarët e Luginës

Kombëtare, Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 14 shtator në Bruksel, për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe Aneksin e saj. Një ndër 11 pikat e cila është më e vështira për t’u zbatuar nga pala kosovare është ajo e 7-ta dhe që ka të bëjë me themelimin e një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe. “Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejt...
Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

Kombëtare, Lajme
Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh. “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer në RTK. Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë e presionit mbi kryeministrin Kurti. “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma,por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompro...
Daniel Serwer: Vuçiq kërcënon një pjesë të Kosovës dhe gjithë Malin e Zi, luftërat janë më se të mundshme në Ballkan

Daniel Serwer: Vuçiq kërcënon një pjesë të Kosovës dhe gjithë Malin e Zi, luftërat janë më se të mundshme në Ballkan

Kombëtare, Lajme
Paqëndrueshmëria, konfliktet e armatosura dhe etnike janë më se të mundshme në Ballkan, paralajmëroi Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit Johns Hopkins në një artikull në peacefare.net, duke shtuar se politikat dhe praktikat e SHBA-së dhe BE-së nuk janë duke ndihmuar. Ai tha se një luftë si ajo e viteve 1990 nuk ka gjasa sot në Ballkan dhe askush nuk mund të përballojë një konflikt si ai në Bosnjë që zgjati për më shumë se tre vjet, dhe se as forcat e udhëhequra nga NATO në Kosovë nuk do të tolerojë një pushtim të plotë të Serbisë. Milorad Dodik u kthye si president i entitetit me shumicë serbe (Republika Srpska) dhe vazhdoi të hapte rrugën drejt pavarësisë, de facto nëse jo de jure. Nga lëvizjet e fundit, dy janë domethënëse, sipa...
Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

Kombëtare, Lajme
Profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni nuk e fshehin se kanë neveri ndaj qeverisë aktuale të Kosovës. Megjithatë, ai konsideron se presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë. Ditë më parë dhjetëra deputetë ndërkombëtarë i dërguan një letër BE-së dhe SHBA-së, nëpërmjet të cilës kërkuan një qasje më të balancuar ndaj palëve në dialog. Sikurse shumë politikanë të huaj edhe Serwer konsideron se Serbia është duke u trajtuar në mënyrë të butë nga komuniteti ndërkombëtar. Ai thotë se procesi i dialogut ka qenë krejtësisht i çekuilibruar gjatë vitit të fundit, prandaj e përkrah iniciativën e parlamentarëve amerikanë dhe evropian të cilët po kërkojnë ndryshime. “Gjatë vitit të fundit procesi i dialogut nuk ka qenë i e...
Serwer: S’e përjashtoj që Kurti mund të shpallet non-grata nga Amerika

Serwer: S’e përjashtoj që Kurti mund të shpallet non-grata nga Amerika

Kryesoret
Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mbase fjala “ndëshkim” s’është e duhura për t’u përdorur nëse Kurti refuzon planin për de-eskalim, por thotë se është e qartë që SHBA dhe BE janë të përgatitura për t’i bërë presion. Njohësi i zhvillimeve politike thotë se Washingtonin dhe BE-në i ndanë vetëm “Ballkani i Hapur”, derisa s’ka përjashtuar mundësinë që Kurti të shpallet non-grata nga Amerika, duke përmendur vështirësinë për t’u pajisur me vizë amerikane sa ishte opozitar. Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar para disa ditësh kanë realizuar një vizitë të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të bindur Kosovën dhe Serbinë për të de-eskaluar situatën në veri të vendit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje që i kishte...