
Mosdeklaruesit e të ardhurave personale, ATK me projektin e radhës për përmbushjen e tatimeve
Projekti më i ri i Administratës Tatimore të Kosovës për mos-deklarimin e të Ardhurave Personale synon të adresoj shqetësimin e mungesës së deklarimit të të ardhurave të individëve.
Kjo iniciativë ka për qëllim të zvogëlojë evazionin fiskal dhe të siguroj që të gjithë qytetarët dhe rezidentët e Kosovës të kontribuojnë në sistemin tatimor sipas ligjit.
Përmes këtij plani, ATK do të kryejë aktivitete me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë saktë detyrimet tatimore.
Projekti do të përfshijë kampanjë informuese që do t’iu kujtoj qytetarëve për detyrimin e tyre ligjor për të deklaruar të ardhurat në mënyrë të rregullt. Përveç kësaj do të përmirësohen dhe zgjerohen mekanizmat e monitorimit dhe kontrollit për të identifikuar raste të mundshme të mos...