E shtunë, Shtator 30

Etiketë: Trusti

Trusti e nisi dobët edhe 2023-tën, këto janë të dhënat e fundit

Trusti e nisi dobët edhe 2023-tën, këto janë të dhënat e fundit

Ekonomi, Më të lexuarat
Asetet e sektorit pensional në Kosovë kanë shënuar ngadalësim të theksuar të rritjes dhe kthim më të ulët në investime gjatë periudhës janar-mars 2023, krahasuar me vitin 2022. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2023, kthimi bruto në investimet e Trustit ishte vetëm 427.5 mijë euro, kundrejt humbjeve në vlerë prej 60.5 milionë eurove një vit më parë, përcjell Buletini Ekonomik. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, krejt kjo vjen si pasojë e zhvillimeve jo të favorshme makroekonomike që kanë afektuar njëkohësisht turbulencat e tregjeve financiare dhe krizës së papritur në disa banka rajonale në SHBA dhe Credit Suisse në Zvicër në mars të këtij viti, të cilat përkundër që ishin raste të izoluara, kanë ngritur shqetësimet për amplifik...
Ministria e Financave: Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga Trusti

Ministria e Financave: Fillon rimbursimi për 10%-shin e tërhequr nga Trusti

Kombëtare, Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka transferuar në llogarinë e Trustit mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021 dhe prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Sipas njoftimit, shpërndarja nëpër llogari të 12,090 kontribuesve është realizuar nga Trusti gjatë ditës së sotme, “në përputhje me metodologjinë e dakorduar në mes të MFPT dhe Trust”. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka transferuar në llogarinë e Trustit mjetet për rimbursimin e një pjese të kontribuuesve, të cilët kanë tërhequr kontributet pensionale gjatë periudhës dhjetor 2021 dhe prill 2022, sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Sipas njoftimit, shpërndarja nëpër llogari të ...
“Krejt kësaj bote zjarrin do t’i fus” | Albin Kurti i lë paratë e Trustit në duart e një poeti

“Krejt kësaj bote zjarrin do t’i fus” | Albin Kurti i lë paratë e Trustit në duart e një poeti

Më të lexuarat
Emanuel Bajra, kryetar i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, duket se ditë më parë është ndezur fort, saqë i është zgjuar dëshira për t’ia futur edhe zjarrin botës. Qeveria ka vendosur që 2.5 miliardë euro e Trustit të jenë në dorën e një “poeti”. Bajra në momentin kur kishte marrë pozitën kishte njoftuar se “pos këtij postimi në këtë faqe, në të ardhmen, mendimet, postimet ose edhe reagimet që do të mund të bëhen në faqen time personale në Facebook do të jenë të kufizuara për shkak të natyrës së përgjegjësisë që do të kem, diskrecionit profesional si edhe detyrave dhe obligimeve si zyrtar i lartë i shtetit”. Nga 28 shkurti 2023 të gjithë anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) iu ka përfunduar mandati. Sipas ligjit, vetëm Bo...
Në Komisionin për Buxhet sot diskutohet për Trustin

Në Komisionin për Buxhet sot diskutohet për Trustin

Kombëtare, Lajme
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje. Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale. Emrat e kandidatëve të propozuar për bord janë: Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala. Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.
Trusti pa bord që nga marsi, këto pritet të jenë pasojat

Trusti pa bord që nga marsi, këto pritet të jenë pasojat

Kryesoret
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar performancën e Trustit Pensional të Kursimeve gjatë vitit të kaluar. Përmes një postimi në Facebook, ai tha se kthimi bruto nga investimet ka qenë negativ për -119.9 milionë euro, si dhe ka pasur rënie të çmimit të njësisë për -5.5 për qind. Më tej, Hoti tha se Trusti Pensional nuk ka bord nga data 1 mars i këtij viti. E pasojat e mungesës së Bordit, ai thotë se janë të mëdha për qytetarët e vendit. “Trusti Pensional nuk ka Bord nga data 1 mars 2023 dhe si rezultat: (1) nuk ka kush të marrë vendim për tërheqje të investimeve nga tregjet dhe instrumentet financiare, në të cilat ka rënie, dhe (2) kursimet e mbledhura nga Trusti nga 1 mars 2023 e këndej nuk do të mund të investohen në tregje financiare”, tha Hoti. Në të dy ra...
Vazhdojnë telashet në Trust

Vazhdojnë telashet në Trust

Kryesoret
Janë bërë tre muaj prej kur Trusti është bllokuar në mungesë të anëtarëve të bordit të cilëve u ka skaduar mandati që nga fundi i shkurtit. Opozita, zvarritjen e procesit po e konsideron si tentim për ta kapur këtë institucion. Janë bërë tre muaj prej që është bllokuar Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, pasi nga fillimi i marsit ky institucion është pa bord. Për këta anëtar janë hapur dy konkurse dhe i fundit ka zgjatur deri më 5 maj. Në ndërkohë, Komisioni përzgjedhës që përbehet nga Ministri i Financave, Guvernatori i BQK-së dhe Auditorja e përgjithshme akoma nuk ka vendosur për këta emra. E është BQK që paktën ka dhënë shpresa që kjo situatë është në proces. “Ju njoftoj se Komisioni për Përzgjedhje është në proces të përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Bordit...
Kam arritur moshën e pensionimit, si do t’i tërheq kursimet pensionale me këste?

Kam arritur moshën e pensionimit, si do t’i tërheq kursimet pensionale me këste?

Ekonomi, Më të lexuarat
Tek tërheqja në faza, aranzhimi i pagesës bëhet sipas dy proporcioneve: 20%/80% – ku 20% është pagesë e përnjëhershme dhe 80% është pagesë në faza mujore, ose 0%/100% ku i gjithë bilanci tërhiqet në faza. Tek tërheqja në faza, pagesa është mujore, me minimum €200 dhe maksimumi 1% e bilancit të kursimeve në ditën e aprovimit të aplikacionit. Lartësia e pagesave mujore rishikohet në baza të rregullta, propozohet nga Bordi Drejtues dhe miratohet nga Banka Qendrore e Kosovës. https://07press.com/valon-syla-u-con-selam-kercenuesve-keni-24-ore-afat-mi-fshi-mesazhet/
Çka po ndodh me udhëheqësinë e Trustit? Deklarohen nga instituti GAP

Çka po ndodh me udhëheqësinë e Trustit? Deklarohen nga instituti GAP

Kombëtare, Lajme
Blendi Hasaj nga instituti GAP ka reaguar në lidhje me konkursin e fundit për anëtarët e bordit të Trustit. Sipas tij, ky konkurs është shpallur vetëm në uebfaqen e Trustit dhe në një portal anonim. Tutje, ai ka thënë se për gjashtë pozita në të cilat zakonisht emërohen shtetas të Kosovës, janë pranuar vetëm 21 aplikime; nga të cilat 5 ose 6 kanë qenë të vetë anëtarëve të bordit të fundit. Në anën tjetër, shkruan Hasaj në Facebook, anëtarët e komisionit që e përzgjedhin bordin e Trustit pensional, ndonëse i mbanin tri pozita kyçe në vend, e kanë shpërfillur për mbi një vit plotësimin e bordit të Trustit. Sipas tij, ata nuk e kanë marrë mundin as të komunikojnë rregullisht mes vete dhe të sigurohen që konkursi i fundit (që përfshinte të gjithë bordin vendimmarrës, 7 pozita)...
Zv.drejtori i Trustit: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Zv.drejtori i Trustit: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Më të lexuarat
Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, në emisionin EURO n’7, ka treguar se sa ishin humbjet e këtij institucioni gjatë vitit 2022. Sipas tij, gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv. Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukranië dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro. Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro. “Pra viti 2022 është viti ku është diskutuar më së shumti dhe ka pasur lajme bombastike se është dalë me humbj...
Vjen lajmi i fundit për tërheqjen e 30% nga Trusti

Vjen lajmi i fundit për tërheqjen e 30% nga Trusti

Kombëtare, Lajme
Pas raportimeve për gjendjen e rëndë të Trustit Pensional, ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili disa herë ka bërë fushatë për lejimin e qytetarëve që t’i tërheqin e një pjesë të mjeteve të Trustit. Ai ka thënë se vendimmarrësit qeveritarë dhe parlamentarë nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të japin llogari për humbjet që po pëson Trusti dhe për arsyet që nuk lejuan tërheqjen e mjeteve, kur një gjë e tillë doli për votim në Kuvend. “E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre”, ka shkruar deputeti. Nga Fondi i Kursimeve P...