
Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij
Është caktuar masa e paraburgimit prej 30-ditësh për të pandehurin U.H., që akuzohet për vrasje të rëndë.
Këtë e konfirmoi para pak çastesh Gjykata Themelore në Pejë përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.
“Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alterna...