E diel, Shtator 24

Etiketë: Vushtrri

E rëndë: Një grua në Vushtrri dhunohet seksualisht nga një i panjohur

E rëndë: Një grua në Vushtrri dhunohet seksualisht nga një i panjohur

Më të lexuarat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë. Të martën rreth orës 21:00 një viktimë (femër) ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull. I dyshuari ishte person i panjohur për të. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore. Nuk është raportuar për të arrestuar lidhur me këtë rast. https://07press.com/kurti-enver-zymberi-do-te-mbetet-simbol-i-perjetshem-i-sovranitetit/
Vushtrriasi kërcënon gruan që është në proces divorci: “K**vë, mos hajde prej hotelit m’i puthë fëmijët”

Vushtrriasi kërcënon gruan që është në proces divorci: “K**vë, mos hajde prej hotelit m’i puthë fëmijët”

Kombëtare, Lajme
Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre. Me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Vushtrri, e cila është në procedurë të shkurorëzimit nga burri me të cilin ka pesë fëmijë. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë ditës së djeshme ajo ka pasur takim me fëmijët e saj dhe pasi është ndarë nga ta, ish-burri i ka dërguar mesazhe me përmbajtje ofenduese e kërcënuese. Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari e ka kërcënuar se nuk do ta lërë me kaq dhe ndër të tjera e ka fyer rëndë, duke e quajtur me terme denigruese. ...
Tragjedi: Kishte rënë në bunarin e shtëpisë së saj, humb jetën gruaja në Vushtrri

Tragjedi: Kishte rënë në bunarin e shtëpisë së saj, humb jetën gruaja në Vushtrri

Më të lexuarat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Studime e Ulët në komunën e Vushtrrisë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht. Sinjali mëson se viktima është Haka Qerimi, 64-vjeçare, trupi i së cilës u nxor nga bunari që ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj. Burimet e Gazetës brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes posa kanë pranuar thirrjen për ndihmë dhe pasi trupi është nxjerrë nga ekipi i zjarrfikësve dhe Policisë, kanë kryer ekzaminimet për shenjat vitale. Mjeku i ekipit mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në anën tjetër, në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka marrë deklaratat e familjarëve të të ndjerës, të cilët kanë deklaruar se 64-vje...
Mes lotëve e mërzisë, iu dha lamtumira e fundit 5-vjeçarit në Vushtrri

Mes lotëve e mërzisë, iu dha lamtumira e fundit 5-vjeçarit në Vushtrri

Kombëtare, Lajme
I është dhënë sot lamtumira e fundit Brilant Krasniqit, vogëlushit 5 vjeçar që ndërroi jetë gjatë së djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytetin e Vushtrrisë. Një fëmijë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë rast. “Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia. Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë p...
Arma 56 metra larg vendit të ngjarjes, policia shpalos detaje për vdekjen e 5-vjeçarit nga Vushtrria

Arma 56 metra larg vendit të ngjarjes, policia shpalos detaje për vdekjen e 5-vjeçarit nga Vushtrria

Më të lexuarat
Një 5-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar. Njoftimi i plotë i policisë: Vushtrri, 08.04.2023-17:10. Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë e cila është konfiskuar...
E konfirmon policia: Vdes një 5-vjeçar në Vushtrri, qëllohet me armë zjarri në oborr

E konfirmon policia: Vdes një 5-vjeçar në Vushtrri, qëllohet me armë zjarri në oborr

Kryesoret
Një 5-vjeçar në Vushtrri ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, përcjell lajmi.net. “Vdekje e dyshimtë – Vushtrri, 8 prill 2023. Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML”. ...
Dhuna s’ka të ndalur: Burri rrah brutalisht gruan 28-vjeçare, Prokurori e liron

Dhuna s’ka të ndalur: Burri rrah brutalisht gruan 28-vjeçare, Prokurori e liron

Kombëtare, Lajme
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet. Në Polici kanë përfunduar dje pasdite edhe një çift nga fshati Dolak i Vushtrrisë, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 28-vjeçarja si pasojë e dhunës ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital. Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, pas një konflikti verbal lidhur me disa blerje, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte dhe më pas e ka tërhequr zvarrë dhe e ka përplasur. Si rezultat i denoncimit, 36-vjeçari ...
Laura Haxha, inxhinierja e suksesshme nga Vushtria që punoi me avionët luftarakë

Laura Haxha, inxhinierja e suksesshme nga Vushtria që punoi me avionët luftarakë

Më të lexuarat
Kjo është vetëm 27 vjeçare, por njihet për aftësitë e saj në inxhinieri. Laura Haxha e cila me prejardhje është nga Kosova, përkatësisht Vushtrria ka rrëfyer detajet nga karriera e suksesshme e saj në Angli. Aktualisht ajo punon në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjence artificiale. Detyra e Laurës është menaxhimi I shërbimeve nga financat e deri tek konsumatori dhe sektorët përkatës. “Unë jam Projekt menaxhere në Inxhinieri dhe punoj në sektorin e sigurisë digjitale dhe inteligjencë artificiale në sektorin e mbrojtjes. Puna ime ditore është menaxhimi i projekteve ku përfshihen numër i madh i stafit; si Inxhinier, ekspert specifik në sektor, dhe menaxhoj në tersi të gjithë projektin duke përfshire edhe financat deri tek konsumatori. Janë një varg aktivitetesh shumë të ngjeshu...
Aksident i rëndë në Vushtrri: Vetura godet babain, nënën dhe vajzën e vogël, dërgohen në Emergjencë

Aksident i rëndë në Vushtrri: Vetura godet babain, nënën dhe vajzën e vogël, dërgohen në Emergjencë

Kombëtare, Lajme
Para pak casteve ka ndodhur një aksident i rëndë në Vushtrri. Një veturë ka goditur tre persona të cilët janë dërguar menjëherë në Emergjencë. Mësohet se vetura ka goditur babain, nënën dhe vajzën e vogël. “Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti. Gazeta do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.
Pretendon se dikush ia shpërndau fotografitë në rrjetet sociale, e mitura në Vushtrri kërkon ndihmën e policisë

Pretendon se dikush ia shpërndau fotografitë në rrjetet sociale, e mitura në Vushtrri kërkon ndihmën e policisë

Kombëtare, Lajme
Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë pas mesnate edhe një vajzë e mitur në Vushtrri, e cila ka bërë me dije se ka rënë viktimë e shpërndarjes së paautorizuar të fotografive personale. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person i panjohur e ka kërcënuar përmes mesazheve në TikTok e Instagram që ta mbyll llogarinë në Instagram, gjë e cila ka shkaktuar shqetësim tek e mitura. Kjo e fundit ka deklaruar se pas një kohe ka vërejtur se fotografitë e saj personale janë shpërndarë n...