Tahiri: Kryeministri Hoti na ka siguruar se nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit në dialog

 Tahiri: Kryeministri Hoti na ka siguruar se nuk do të diskutohet çështja e Asociacionit në dialog

Zëvendëskryeministri i parë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook thotë se sa i përket çështjes së dialogut duhet të kihet kujdes nga tre fushat e minuara,të cilat janë procesi i fizibilitetit të Ujmanit, asociacioni, dhe marrëveshja finale, shkruan Gazeta Blic.

Ai thekson se sa i përket Asociacionit janë siguruar nga Kryeministri Hoti se nuk do të diksutohet dhe se jemi të mbrojtur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në fund Tahiri shton se nuk duhet të shkohet në normalizim të marrëdhënieve por në marrëveshje finale pasi një normalizim i marrëdhënieve nuk ka efekt.

Postimi i plotë:

Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë. Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt. Kjo ishte esenca që e thash në intervistën në Kanal10.

Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e…

Posted by Besnik Tahiri on Thursday, September 24, 2020

LAJME TË TJERA