Tare e konfirmon besimin në trajnerin Inzaghi, gati rinovimi me kontratë afatgjate

 Tare e konfirmon besimin në trajnerin Inzaghi, gati rinovimi me kontratë afatgjate

Ndërkohë që futbolli është ndërprerë dhe në Itali po bëhet një debat i fortë mbi rifillimin apo anulimin e sezonit aktual, te Lazio po mendojnë të rinovojnë kontratën e trajnerit Simone Inzaghi, duke qenë se aktualja përfundon verën e 2021-shit.

Presidenti Claudio Lotito dhe Drejtori Sportiv Igli Tare janë shumë të kënaqur me punën e bërë nga italiani dhe kanë ndërmend t’i ofrojnë një rinovim afatgjatë, për 5 sezonet e ardhshme, pra deri në verën e 2025-ës.

Është gjithashtu e sigurt që do të përmirësohet edhe paga e Simone Inzaghit, që aktualisht përfiton 2 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re pritet të marrë 3 milionë euro në sezon, plus bonuset mbi objektivat.

Në këtë mënyrë Lazio do të “blindonte” Inazghin në pankinë, me një kontratë “alla Fergusson”, diçka kjo aspak tipike për klubet italiane, që nuk është se besojnë gjatë te trajnerët e tyre.

LAJME TË TJERA