Të shtëna armësh në Veternik

 Të shtëna armësh në Veternik

Tri gëzhoja plumbash janë gjetur në lagjen Veternik të Prishtinës, dje, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh.

Është raportuar se me armë zjarri në ajër është shtënë nga një automjet.

Nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Veternik Prishtinë, 16.05.2021 – 18:10. Është raportuar se nga një automjet është shtënë me armë zjarri në ajër, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur tri gëzhoja. Rasti është duke u hetuar.

LAJME TË TJERA