Temperatura të larta, qytetari freskohet në Lumbardh të Prizrenit

 Temperatura të larta, qytetari freskohet në Lumbardh të Prizrenit

Temperaturat e larta që mbretëruan ditën e sotme në shumicën e qyteteve të Kosovës, duket se “detyruan” qytetarët që të gjejnë forma të ndryshme të freskimit.

Një i tillë është parë në Prizren. Afër sheshit “Shadërvan”, ku ka edhe shumë vizitorë, një prej tyre nuk nguroi që t’i heqë rrobat dhe t’iu vërsulet “Lumbardhit”.

Qytetarët që ishin në pjesën mbi, nuk do mend se e kapën këtë moment, madje edhe e komplimentuan për gjestin.

Gjithashtu, fotot u shpërndanë edhe në rrjetin social “Instagram”.

LAJME TË TJERA