Teuta Krasniqi: Artistëve nuk u pikin paret nga qielli, pse nuk bohen temë ata që paguhen në markete, shkolla, banka?

 Teuta Krasniqi: Artistëve nuk u pikin paret nga qielli, pse nuk bohen temë ata që paguhen në markete, shkolla, banka?

Minuta më parë Fatmir Spahiu sqaroi se paret e dhëna nga Komuna nuk janë për postime në Facebook, por rreth një projekti që do realizohet nëse do mblidhet shuma e nevojshme prej 3000-3500 euro.

Në postimin e bërë të aktorit, ka reaguar edhe Teuta Krasniqi e cila i ka dalur në mbrojtje atij. Ajo është shprehur se artistët kurrë nuk vlerësohen ashtu siç duhet.

“Poget mendojne qe artistat duhet me punu “for free” se na pikin paret prej qiellit. Qysh nuk u edukuan kurr me dit me vleresu investimin shume vjecar ne vete pikerisht per me qene i kerkuar, i pelqyer dhe i paguar. S di pse nuk bohen teme pse po paguhen njerezit qe punojne ne banka, shkolla, markete etj. Dmth krejt duhet mu pagu e artistat “qyqe n rrem aman aman”. Buf, sinqerisht po t thom, me qene bile gjysma e njerezve profesionist, punetor, te perkushtum e te ndershem ne pune ashtu qysh je ti, ma mire i kishim pas punet na. Ti e meriton me fitu me punen tonde, ne fakt shume pak fiton ne krahasim se sa ishte dasht me fitu. Bash po m bojne me vjelle kur shoh ksi tituj qe sulmojne kategorine e njerezve te cilet perkundrazi ishte dasht mi pershendet per punen qe bojne.” shkruan Teuta.

LAJME TË TJERA