Thaçi: Pranimi i Kosovës në UEFA, ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë

 Thaçi: Pranimi i Kosovës në UEFA, ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në katër vjetorin e pranimit të Kosovës në UEFA ka thënë se kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar edhe legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin, duke thënë se ai është njeriu që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese.

“Federata e Futbollit të Kosovës, para 4 vjetësh, zyrtarisht u pranua në UEFA. Kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve. Në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese”, shkroi Thaçi.

Sipas tij, anëtarësimi në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës.Kujtojmë se më 3 maj të vitit 2016, në Kongresin e mbajtur në Budapest, UEFA i dha fund izolimit të futbollit kosovar, duke e pranuar Kosovën si anëtaren e 55-të të saj

LAJME TË TJERA