Thaçi shpeshton takimet me Haradinajn, folën për “zhvillimet politike në vend”

 Thaçi shpeshton takimet me Haradinajn, folën për “zhvillimet politike në vend”

Presidenti Thaçi ka takuar sot, siç dihet publikisht, Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn. Presidenti ka pasur edhe një takim tjetër me Haradinajn para pak ditësh. Zyra e Presidentit thotë se folën për zhvillime politike.

Zyra e Presidentit i ka thënë Gazetës Express se Thaçi sot i takoi kryetarët e partive për të biseduar për zgjedhjet që do të mbahen në Podujevë dhe për zhvillimet në vend.

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.

Ndërkaq, më parë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha për media se në takim sot e ka thirrur Presidenti. Siç tha ish-kryeministri, Thaçi nuk i ka treguar nëse ka “diçka të re” nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se s’kanë folur për pozitën e presidentit dhe se presidenti Thaçi nuk ka thënë asgjë rreth punës së Speciales.

LAJME TË TJERA