Themelohet shkolla e futbollit Dinamo Rahovec, organizim dhe kuadro të shquara për rritjen e talentëve rahovecas

 Themelohet shkolla e futbollit Dinamo Rahovec, organizim dhe kuadro të shquara për rritjen e talentëve rahovecas

Një tjetër shkollë e futbollit do të fillojë punën së shpejti në qytetin e Rahovecit.

SH.F. Dinamo Rahovec po synon që me një organizim të mirëfilltë sportiv dhe kuadro të shkolluara, të i jep rinisë së kësaj komune një mundësi për të ardhmen sa i përket futbollit.

Ideja e drejtuesve është që kjo shkollë futbolli të jetë një vend ku për vite të tëra do të dalin shumë talentë si dhe do të krijohen baza të mira për punë të shkëlqyeshme me gjeneratat e reja.

Shumë shpejt, shkolla do të vijë me informacione të reja lidhur me fillimin e aktiviteteve.

Drejtuesit janë të bindur që me punë dhe talentët që ka Rahovci sukseset nuk do të mungojnë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/SHF-Dinamo-Rahovec-105078457943640/

LAJME TË TJERA