Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Tragjedi në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Një grua goditet nga vetura, vdes në vend

Një grua ka humbur jetën si pasojë e goditjes në vetura në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:15, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, kanë thënë tutje nga Policia