Tragjedia në Zvicër, vajza 18 vjeçare dyshohet se vrau babanë e saj nga Gjakova

 Tragjedia në Zvicër, vajza 18 vjeçare dyshohet se vrau babanë e saj nga Gjakova

Rrethanat e vrasjes së shqiptarit 47 vjeçar nga Kosova M.B., që ka ndodhur të enjten në Cyrih, sipas raporteve të para ishte e mbuluar nga misteri.

Ndërkohë, sot autoritetet kompetente kanë dhënë një version lidhur e rrjedhën e krimit.

“Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, zyra e prokurorit publik supozon se vajza 18-vjeçare ka plagosur fatalisht babanë e saj me armë gjatë një mosmarrëveshje familjare”. Kështu është shprehur prokurori publik të premten për mediat zvicerane, shkruan 20minuten.

Se si ndodhi mosmarrëveshja saktësisht dhe në cilat rrethana 18 vjeçarja ka shkrepur plumbat tani për tani është objekt i hetimeve të mëtejshme, transmeton albinfo.ch.

Vajza është arrestuar që atëherë. Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim për të në gjykatën e masave të detyrueshme. Tani ekiston prezumimi i pafajësisë për të.

Siç është shkruar dje, policia e qytetit të Cyrihut ka njoftuar të enjten se pak para orës 7 të mëngjesit është raportuar një mosmarrëveshje e dhunshme familjare në një apartament në Zurich-Wollishofen.

Kur arritën në vend të ngjarjes, shërbimet e urgjencës hasën në dy gra të plagosura, të dyja zvicerane, të moshës 18 dhe 50 vjeç, dhe një burrë të plagosur rëndë. Personi 47 vjeçar me shtetësi zvicerane, i cili është me prejardhje kosovare, ka vdekur në apartament pavarësisht masave të menjëhershme të rianimacionit.

Dy të plagosurat, nënë dhe bijë, janë dërguar në spital.

Kosovari tashmë i ndjerë ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet, thotë një person i punësuar tek ai, transmeton albinfo.ch. : “Unë e njoh atë dhe familjen e tij për një kohë të gjatë”. Ai thotë se ngjarja e ka befasuar shumë: “Asnjëherë nuk ka pasur konflikte mes tyre. Ata ishin njerëz paqësorë”.

Punonjësi është i shokuar . “Është trishtuese kjo që ka ndodhur”.

B. kishte ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 16 vjeçare. Së bashku me gruan e tij, kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, përcjell albinfo.ch. “Ata janë njerëz shumë të mirë. Djali është student dhe ka një firmë “.

Sipas punonjësit, edhe vajza do të studionte gjithashtu. Ndërsa gruaja mbante kontabilitetin në dyqanin e B.

Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta, transmeton albinfo.ch. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.

Një zëdhënës i policisë së Cyrihut bën të ditur se dy të plagosurat që janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë.

LAJME TË TJERA