Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Tragjike / U përplas me shtyllën, pastaj me pemën! Humb jetën 32-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar mëngjesin e sotëm, në Torino Itali.

Mësohet se në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos , Olti Hysenaj është përplasur me një shtyllë teksa po lëvizte me automjetin e tij, e më pas me një pemë, duke marrë plagë të rënda , që kanë rezultuar fatale për të.

Aksidenti i rëndë në Prizren: Ky është personi që humbi jetën – dy të lënduarit në gjendje të rëndë

Mediat italiane shkruajnë se Hysenaj ndodhej i vetëm në automjet dhe gjatë përplasjes është hedhur nga makina. Në vendngjarje, përveç punonjësve të shëndetësisë, kanë ndërhyrë edhe punonjës të policisë vendore, të cilët janë përgjegjës për konstatimet dhe konstatimin e dinamikës dhe përgjegjësive të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se Hysenaj ka humbur kontrollin e mjetit, ndërsa pas këqyrjes së vendngjarjes, hetuesit kanë hequr mundësinë e përplasjes me një mjet tjetër.

Publikohen pamje nga dreka që iu shërbye për Bajram të burgosurve në Burgun e Tetovës