Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup

 Tre të vdekur nga aksidenti në autostradën Prishtinë – Shkup

Tre perosna kanë ndërruar jetë sot gjatë një aksidenti që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Luljeta Mehmeti nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19.00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës”.

LAJME TË TJERA