Tri skuadrat më të mëdha të rajonit 07, këtë fundjavë fillojnë aventurën e tyre në edicionin 2020/2021

 Tri skuadrat më të mëdha të rajonit 07, këtë fundjavë fillojnë aventurën e tyre në edicionin 2020/2021

Vëllaznimi, Malisheva e Rahoveci, këtë fundjavë fillojnë aventurën e tyre në edicionin e ri të garave në futbollin kosovar.

Dy të parat janë në një rang më të lartë garash, kurse Rahoveci mëton të inkuadrohet aty, përcjell 07 Press.

Vëllaznimi do të jetë nikoqir i Dukagjinit të Klinës, të dielën me fillim nga ora 15:00, ndërsa në të njëjtën kohë, Malisheva e Senad Alirifës do të luajë përballë Onixit nga Banja e Istogut.

Rahoveci ndërkaq, në duelin e parë do të udhëtojë drejt Pejës, saktësisht nesër, aty ku do të ndeshet me Dardaninë e Qyshkut. Padiskutim se fitorja është opsion i vetëm për “bardhë e kaltërit” që viteve të fundit nuk po luajnë aty ku e kanë vendin, kjo për shkak të problemeve financiare.

/07 Press/

LAJME TË TJERA