Trusti publikon të dhëna lidhur me kursimet e kontributdhënësve

 Trusti publikon të dhëna lidhur me kursimet e kontributdhënësve

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës pas kërkesave të shumta të mediave dhe shoqërisë civile, ka publikuar tabelën me të dhëna lidhur me kontributet që janë në këtë institucion.

Deri në 100 euro kursime i kanë mbi 100 mijë kontributdhënës.

Mbi 100 deri në 1 mijë euro kursime i kanë mbi 212 mijë kontributdhënës, mbi 1 mijë euro deri në 5 mijë kursime i kanë rreth 195 mijë kontributdhënës, mbi 5 mijë deri në 10 mijë euro kanë kursime mbi 74 mijë kontributdhënës, mbi 10 mijë deri në 20 mijë euro të kursyera i kanë 40 mijë kontributdhënës, ndërsa mbi 20 mijë euro të kursyera i kanë mbi 12,944 kontributdhënës.

Në momentin që Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon edhe në lexim të dytë, atëherë të gjithë ata që kanë kursime kanë të drejtën e tërheqjes së 10 për qind të kursimeve, derisa sot është votuar në lexim të parë ky projektligj.

LAJME TË TJERA