Turma njerëzish në rrugët e Gjakovës, paralajmërohet marrja e masave

 Turma njerëzish në rrugët e Gjakovës, paralajmërohet marrja e masave

Ka mbi dy javë që nuk është regjistruar asnjë rasti i ri në komunën e Gjakovës, ndërsa numri i atyre që janë shëruar ka shkuar në 11.

Kjo, si dhe lehtësimi i masave nga Qeveria e Kosovës, ka relaksuar më shumë se sa duhet qytetarët e kësaj komune.Në videot e publikuara na rrjete sociale shihet se mbrëmë në orët e vona, gjakovarët kanë dalë në turma të mëdha njerëzish duke mos respektuar rekomandimet e Institutit.

Kjo ka ngjallur edhe reagimin e kryetarit të kësaj komune, Ardian Gjini, i cili ka kujtuar qytetarët se lehtësimi i masave nuk do të thotë se rastet nuk do të shfaqen prapë e nëse kjo ndodhë sërish mund të ashpërsohen masat.

Ai ka thënë se do të detyrohet që të ndërmarrë masa në rast se shtohen sërish turma njerëzish në rrugë.“Lehtësimi i masave kufizuese si pasojë e koronavirusit ka ndodhur për shkak se numri i rasteve ka filluar të bie. Por kjo nuk do të thotë se rastet e reja nuk do të shfaqen prap. Dhe nëse shfaqen, atëherë do të duhet të mbyllemi edhe për javë të tëra. Dalja juaj në mënyrën si po ndodh sonte i rrit gjasat për infektime të reja dhe si rrjedhojë për izolim edhe më të gjatë. Për këtë arsye unë do të kërkoj nga policia që të ndërmerr masa. Nëse doni ta kalojmë këtë pandemi më shpejtë përfillni rregullat. Rrini në shtëpi!”, shkroi Gjini në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Instituti ka reaguar duke tërhequr vërejtjen se qytetarët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat, ndryshe rrezikojmë shumë që të shfaqen raste të reja me numër më të lartë.

blob:https://www.facebook.com/c95ff274-9c88-433c-8bd4-cbadbf4254d6

LAJME TË TJERA