United investon për të ardhmen, 300 mijë euro për yllin 16 vjeçar

 United investon për të ardhmen, 300 mijë euro për yllin 16 vjeçar

Ka shkëlqyer me grupmoshat U23 të Sunderlandit, duke qenë një nga figurat kyçe të skuadrës, e cila u promovua një ligë më lartë.

Këto paraqitje fenomenale të 16 vjeçarit, Joe Hugill, kanë rënë në sy të skuadrave elitare evropiane, andaj edhe kërkesat për të ishin të mëdha, përcjell GazetaBlic.

Por, duket se Manchester United e ka fatin që ta ketë në radhët e veta tinejxherin. “Djajtë e Kuq” ishin të interesuar për të nënshkruar me të edhe në muajin Mars, por që çështja më pastaj u mbyll.

Megjithatë, tani kampioni i 20-fishtë anglez, ka shfrytëzuar situatën aktuale për shkak të koronavirusit dhe ka bindur Sunderlandin që të heq dorë nga ai.

Ky transferim do t’u kushtojë të kuqve afro 300 mijë euro, ndërsa zbarkimi i tij në “Teatrin e Ëndrrave” pritet të bëhet realitet, vetëm pas kthimit në normalitet.

LAJME TË TJERA