Urgjente: Kërkohet ndihmë për shërimin e 2-vjeçarit me tumor në kokë

Joel Qarkaj, 2-vjeçar e gjysëm, është i prekur nga tumori në kokë 42x43x42mm me ngritje inhomogjene të intensitetit të sinjalit post-kontrast.

Andaj, familja e tij në pamundësi për ta mjekuar vet, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve vullnetmirë.

Siç bëjnë të ditur familjarët përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shuma fillestare e kërkuar nga një spital në Turqi është 30 mijë euro.

Më poshtë edhe të dhënat e sakta.