Vajza e vrarë dje në Pejë, rezultoi pozitive për koronavirus

 Vajza e vrarë dje në Pejë, rezultoi pozitive për koronavirus

Gjatë ditës së shtunë një 58-vjeçar në fshatin Vitomericë të komunës së Pejës dyshohet se e vrau një 17-vjeçare e më pastaj vrau edhe vetën.

Por instituti i Mjekësisë Ligjore ka marrë trupat e dy të vdekurve për analizën e obduksionit.

Mirëpo, mjekët kanë dyshuar se 17-vjeçja kishte qenë e prekur me Covid-19. Ajo në analizën për Covid-19 të bërë pas vdekjes së saj, ka rezultuar pozitive.

Lajmin se e mitura kishte qenë e prekur me koronavirus e ka konfirmuar për Gazetën Express, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Pas analizave të bëra u njoftuam nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore se viktima femër ka rezultuar pozitiv me Covid-19”, ka deklaruar shkurt për Express prokurori Sinanaj.

E hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar nga ana e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express merr vesh se 17-vjecarja kishte pasur një plumb në trupin e saj të cilin dyshohet se e kishteë gjuajtur 58-vjecari nga Vitomerica i cili pas kryerjes së këtij akti, ka vrarë edhe vetën me një plumb në kokë.

Vëllai i viktimës, Bajrami, ka treguar se (R.B, 58-vjeçari), personi i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçares (A.R), kishe pak ditë që kishte ardhë nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas, Bajramit, vëllait të 17-vjeçares, i dyshuari për vrasjen e motrës së tij, 58-vjeçari me dhunë në ora 04:30 të mëngjesit kishte hyrë në shtëpinë e tyre dhe e kishte marrë 17-vjeçaren ku pastaj e kishte dërguar atë në një shtëpi tjetër.

Ajo në shtëpinë jo shumë larg vendit ku për vite kishte jetuar ishte gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje nga një familjare.I vdekur në atë shtëpi u gjet edhe 58-vjeçari.

“Rreth orës 4:30 në mëngjes ka ardhur ky kojshia e kish marrë motrën prej shtëpisë me zor. E kish marrë e kish qitë në shpinë e vet. Në ora 06:00 në mëngjes u çova me shku në punë, shoqja më tha që (A..) nuk është në shpi. Pastaj rreth orës 16:30 më ka thirrë djali i axhës në telefon e më tha që e kemi gjetë (A,…), por (R.B), ky kojshia e ka vra edhe ata edhe vetën”, ka deklaruar për portalin Indeksonline, Bajrami, vëllai i vajzës së mitur e cila u gjet sot e vdekur në një shtëpi në fshatin Vitomericë të Pejës.

E vëllai i viktimës, vajzës 17-vjeçare, Bajrami, tregon se fqinji i tyre R.B kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermania për në Kosovë. madje thotë se raportet i kishin pasur të mira me 58-vjeçarin.

“Ai e ka rrite vet at çikë. Shumë të mira i kemi pas raportet. Ne kemi qenë jetimë, ai na ka rritë. Që 5 ditë ka ardhë në pushime edhe e ka ba këtahen. Ai ishte fjalos me familjen e vet atje, edhe ka ardh këtu. Qysh me i lan familjet në gjak. Ka ardhë këtu, dhe ma vrau motrën. Familjarët e tij e din më së miri se cka ka ndodhë. Motra ime ka jetu këtu. Motra kurrë s’më ka njoftua për ndonjë fjalosje. Ai ka qenë i martun, ka fëmijë. I vetëm ka qenë në Kosovë. Ka ardhur para 5 ditëve. Asnjëherë nuk kemi pas probleme. Në 04:40 të mëngjesit ai ka ardhur e ka marrë motrën me zor.”, ka sqaruar ai.

Megjithtkëtë, organet e hetuesisë kosovare janë duke i zhvilluar hetimet sa i përket kësaj vështjeje.

Për Gazetën Express nga Prokuroria kanë sqaruar se viktima dhe dorasi ishin fqinjë në mes vete.

“Janë kojshi, burri është 58 vjeçar ndërkaq viktima tjetër është një vajzë 17 vjeç. Motivet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar”, ka thënë për Express Fadil Gashi, zëdhënës i policisë së Pejës.

LAJME TË TJERA