Vajza që ishte zhdukur në Gjakovë, gjendet në Lipjan

 Vajza që ishte zhdukur në Gjakovë, gjendet në Lipjan

Është gjetur Sejhan Nivokazi e cila ishte zhdukur para disa ditësh, njofton njesia rajonale e hetimeve pranë stacionit policor ne Gjakovë.

Lajmin se 17-vjeçarja nga fshati Skivjan është gjetur në pasditen e sotme në një kafiteri në qytetin e Lipjanit, e ka konfirmuar për televizionin Syri shefi I sektorit te hetimeve rajonale, Bekim Avdija.

Tutje Avdija ka thënë se pas informatave që ka pranuar Policia e Kosoves per vendndodhjen e vajzes në fjalë dhe pas planit operativ njesia e hetimeve rajonale ka arritur ne vendin e ngjarjes ku edhe eshte gjetur 17 vjeqarja. E njejta është shoqeruar për në stacionin policor në Gjakovë dhe në prani të prokurorit të shtetit është intervistuar.

Me kete rast ajo ka pranuar se ka filluar nje lidhje bashkejetese me nje person nga qyteti i Prishtines dhe me vete deshire ka shkuar ne Lipjan. Poashtu gjate intervistimit dhe procedurave te tjera behet e ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është e mire.

LAJME TË TJERA