Vazhdon apeli i IKSHPK-së pas rritjes së rasteve me Covid-19

 Vazhdon apeli i IKSHPK-së pas rritjes së rasteve me Covid-19

Numri i të infektuarve me Covid-19 çdo ditë e më shumë po rritet.

Vetëm sot u konfirmuan 195 raste, ku 102 prej tyre janë nga Prishtina.

Kështu numri total i të infektuarve shkon në 3,703, me 1,946 të shëruar.

Raste aktive janë 1,678, ku kryeqyteti prin për nga numri i pacientëve të infektuar me Covid-19.

Ndërsa deri më tani kanë vdekur 79 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese“Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!“

“Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët“, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

Kujtojmë që Qeveria Hoti ka marrë edhe masat e reja, sic janë kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5:00 në qytetet ku ka më shumë të infektuar si Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Vushtrri.

Poashtu gjatë këtij orari i lejohet veprimtaria edhe gastronomisë vetëm në hapësira të hapura ose take-away (merre me vete).Edhe numri i udhëtarëve nëpër transportet publike është përgjysmuar, e poashtu edhe stafi nëpër institucione.

LAJME TË TJERA