Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinajt, në EULEX hyn një autoambulancë

 Vazhdon intervistimi i Nasim Haradinajt, në EULEX hyn një autoambulancë

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, është arrestuar gjatë ditë së sotme nga hetuesit e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku është duke u vazhduar të intervistohet për gati 3 orë.

Ai para arrestimit kishte refuzuar që të ndalohet nga hetuesit e Speciales.

“Refuzoj të shkoj me këta të EULEX-it, me ju [Policinë e Kosovës] vi”.Në selinë e EULEX-it janë shkuar edhe pjesëtarët të cilët bastisën zyret e OVL UÇK-së.

Po ashtu aty është parë se ka shkuar edhe një autoambulancë.Pas mesditës hetuesit e Speciales e kanë arrestuar edhe Kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.

/KlanKosova

LAJME TË TJERA