Vazhdon puna për hapjen e kanaleve të kullimit në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit të tokave bujqësore në fshatin Fortesë.

“Aktualisht janë duke u vendosur gypat për drenazhim, në katër segmente të cilët do të ndihmojnë në ruajtjen e mbi 200 ha të tokave bujqësore në këtë zonë”, thuhet në njoftim.