Vdekjet e reja, kjo është kërkesa e fundit e LDK-së

 Vdekjet e reja, kjo është kërkesa e fundit e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Pas mbledhjes, ka folur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, raporton 02press

Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për vdekjet e fundit në QKUK, si pasojë e COVID-19.

Ai ka deklaruar se duhet të kthehen masat, derisa ka shtuar se për këtë do të flasë më shumë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

I pyuetur se nëse duhet të japë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, pas ndodhive të fundit, Abrashi ka thënë se një gjë e tillë nuk është diskutuar.

Abrashi ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

LAJME TË TJERA