07 Press siguron listën e plotë të LDK-së dhe një pjese të AAK-së
Vdes 39-vjeçarja nga Istogu që rezultoi me COVID-19 pasi u operua në QKUK

Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u identifikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga e Istogut. Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Shëndetesisë në Istog, Mujë Osmanollaj.
“Po, ka vdekur. Informatën e mora nga familjarët. ajo kishte vdekur para një ore. Informata momentalisht nuk kam”, tha Osmanollaj.
Gruaja 39 vjeçare nga Istogu ishte operuar në QKUK pa e ditur mjekët se ajo ishte e prekur me COVID-19.
Express raportoi sot gjatë ditës se e njëjta kishte qëndruar në spitalin regjional të Pejës për tri ditë rresht ndërsa kohëve të fundit kishte vizituar edhe disa prej familjarëve të saj në Skenderaj.