Vdes burri nga Podujeva, u rrokullis me traktor

Ka ndërruar jetë personi i cili ishte rrokullisur ditë më parë me traktor, në fshatin Brainë të Podujevës.

Sipas policisë pas marrjes së lëndimeve të rënda nga rrokullisja viktima është dërguar në QKUK.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Ngjarja kishte ndodhur më 24.06.2022.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia.

Tentohet të dhunohet një shtetase e huaj në Prishtinë, arrestohet i dyshuari