Vdes edhe një grua nga koronavirusi, viktima e 10-të në Kosovë

 Vdes edhe një grua nga koronavirusi, viktima e 10-të në Kosovë

Edhe një grua 73 vjeçare ka humbur betejën me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot është shënuar viktima e 10-të nga koronavirusi.

“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin”, thuhet tutje në njoftim.

Duhet përkujtuar që Kosova po vazhdon të përballet me virusin COVID-19, teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 423, 71 të shëruar dhe 10 viktima.

LAJME TË TJERA