Vdes edhe një person nga Covid-19 në Kosovë

 Vdes edhe një person nga Covid-19 në Kosovë

Edhe një person ka vdekur nga Covid-19, duke e quar në 55 numrin e të vdekurve nga ky virus në vend.

Lajmi është bërë i ditur nga IKShPK.

Sipas njoftimit të gjithë kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive 3.064 raste nga 24.271 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 55 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Sot më 02 korrik 2020, janë shëruar 63 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.707 raste, kurse raste aktive 1.302.

Me më së shumti raste sonte është Prishtina me 44 sosh.

LAJME TË TJERA