Vdes në QKUK 26-vjeçari që kërceu nga Qendra e Studentëve

 Vdes në QKUK 26-vjeçari që kërceu nga Qendra e Studentëve

Në orët e para të mbrëmjes së sotme një person i moshës 26-vjeçare dyshohet se ka kërsyer nga kati i pestë i njërit prej konvikteve në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e këtij personi e kanë konfirmuar mjekët e Emergjencës së QKUK’së.

Megjithatë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

LAJME TË TJERA