Vdes nga koronavirusi pacienti nga Ferizaj, shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

 Vdes nga koronavirusi pacienti nga Ferizaj, shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

Është shënuar edhe viktima e 12-të nga koronavirusi në Kosovë.Siç ka njoftuar ministria, sot ka vdekur edhe një pacient i cili vjen nga Ferizaj.

I njëjti, sipas komunikatës ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

LAJME TË TJERA