Vdes një nga aktivistët e parë të VETËVENDOSJE!-s

 Vdes një nga aktivistët e parë të VETËVENDOSJE!-s

Ka vdekur Enver Gashi, aktivist i Lëvijes Vetëvendosje.

E VV përmes faqes zyrtare, ka shprehur edhe ngushëllimet në adresë të familjes së të ndjerit, derisa shkruajnë se “Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të”.

Ky është njoftimi:

Me dhimbje e pikëllim e morëm lajmin se ka ndërruar jetë Enver Gashi, aktivisti i palodhshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Enveri ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Qendrën e Prishtinës që nga viti 2009. Ai ishte pothuajse çdoherë pjesëmarrës në secilin aktivitet të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

I palodhshëm, aktivist i guximshëm e patriot që me vetëmohimin dhe veprimtarinë e tij jo vetëm që merrte pjesë në secilën protestë por edhe angazhohej në organizimin e tyre çdoherë duke kontribuar për ta ruajtuar sovranitetin e vendit dhe pasuritë e saj.

E një jetë e tillë prej aktivisti nuk mund të shuhet dhe as të harrohet edhe pas vdekjes. Përpjekjet e Enverit do të mbesin gjallë ashtu siç do të jetojë edhe kujtimi ynë për të!

LAJME TË TJERA