07 Press siguron listën e plotë të LDK-së dhe një pjese të AAK-së
Vdes prokurori i njohur kosovar, ishte i infektuar me koronavirus

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ka vdekur Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Ismet Ukshini, në moshën 59-vjeçare, i cili ishte i infektuar me koronavirus.
Përvec COVID-19, Ukshini kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Lajmin për Sinjali e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Gjilan, Selami Xhemajli.
“Po, prokurori Ismet Ukshini ka vdekur në orët e para të mëngjesit në spitalin e Gjilanit. Ai ka qenë i konfirmuar se është i infektuar me COVID-19 ndërsa nga data 6 korrik ka qenë i shtrirë në spital. Ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Sipas mjekëve, ka pasur probleme me mushkëri”, ka thënë Xhemajli.