Vdes pronari i birrarisë Peja, Ernest Jusufi – dyshohet se ishte prekur me COVID-19

 Vdes pronari i birrarisë Peja, Ernest Jusufi – dyshohet se ishte prekur me COVID-19

Drejtori i birrarisë Peja, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë, të martën.

Dyshohet se Jusufi ishte i prekur nga Covid-19, dhe po trajtohej në një spital të Shkupit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte i angazhuar në industrinë e ushqimit që nga viti 2005.Ai ka shërbyer edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.

LAJME TË TJERA