Vëllaznimi mposhtet nga Onixi, mbetet në pjesën e poshtme të renditjes tabelare

 Vëllaznimi mposhtet nga Onixi, mbetet në pjesën e poshtme të renditjes tabelare

Vëllaznimi ka regjistruar edhe humbjen e radhës në Ligën e Parë.

Gjakovarët u mposhtën nga dukagjinasit e Onixit, klub nga Banja e Istogut, përcjell 07 Press Sport.

Mjaftoi një gol i mysafirëve që të vendosë për fatin e këtij dueli.

Për Vëllaznimin kjo ishte humbja e katërt, krahas dy fitoreve e po aq barazimeve, ndërsa Onixi qëndron në krye të renditjes tabelare, ku bashkë me skuadrën tjetër nga rajoni 07, Malishevën, ndanë pozitën e parë.

/GazetaBlic/

LAJME TË TJERA