Vëllaznimi “ngec” sërish – Malisheva humb në Prizren, derisa Rahoveci vazhdon sigurt

 Vëllaznimi “ngec” sërish – Malisheva humb në Prizren, derisa Rahoveci vazhdon sigurt

Skuadrat kryesore të rajonit 07 këtë fundjavë i zhvilluan ndeshjet e radhës në kampionatet respektive.

Interesant është fakti se vetëm Rahoveci ka shënuar fitore. “Vreshtarët” mposhtën Rilindjen e Prishtinës me rezultat 2-1, për ta regjistruar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në start të edicionit të ri në Ligën e Dytë, përcjell 07 Press.

Në anën tjetër, Vëllaznimi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Vushtrria. Gjakovarët edhe më tutje nuk e kanë shijuar fitoren këtë sezon, pasi kanë dy barazime e po aq humbje.

Kurse, Malisheva ka humbur nga skuadra prizrenase A&N. Për djelmoshat e Senad Alirifës kjo ishte humbja e dytë, ndërsa kanë shënuar edhe dy fitore, për t’u pozicionuar në mesin e tabelës.

07 Press Sport

LAJME TË TJERA