Vëllaznimi sërish me probleme – Tërhiqet donatori, ndërsa lojtarët konfirmojnë mospraninë në ndeshjen e radhës

 Vëllaznimi sërish me probleme – Tërhiqet donatori, ndërsa lojtarët konfirmojnë mospraninë në ndeshjen e radhës

Sërish probleme të shumta te Vëllaznimi.

Skuadra gjakovare po kalon nëpër një formë tejet negative, ndërsa përveç rezultateve, keqorganizimi po lë shije të hidhur tek të gjithë ata tifozë të vjetër “kuq e zi”, që dikur i jepnin shije futbollit kosovar, përcjell GazetaBlic.

Sot, para pak çastesh, përmes faqes zyrtare u konfirmua largimi i donatorit Shkelzen Gashi. Ky i fundit, nuk i ka kryer obligimet për muajin paraprak, ani pse e kishte marrë një përgjegjësi të tillë.

Në anën tjetër, lojtarët konfirmojnë se nuk do të jenë prezentë në ndeshjet e radhës.

Vëllaznimi, tani kërkon mbështetje nga njerëzit sportdashës dhe autoritetet komunale në Gjakovë.

LAJME TË TJERA