Vendi u përfshi nga stuhi të forta dhe përmbytje, të hënën mundësi për borë edhe në ultësira

Ashtu edhe siç paralajmëruam, cikloni i fuqishëm nga Mesdheu solli stuhi të forta e përmbytje në vend!

Më problematike gjendja mbetet në Shqipëri, konkretisht në pjesën veriore, ndërsa në Kosovë ajo e Rrafshit të Dukagjinit.

Cikloni aktual do të lëvizë drejt Rusisë të Hënën, ndërsa nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore, ku përpos reshjeve lokale të shiut, ato ka mundësi të përzihen apo edhe shndërrohen edhe në ato të borës në ultësira, veçanërisht në veri dhe verilindje të vendit, përkatësisht në rajonin e Podujevës. Në zonat më të larta malore reshje të dendura bore.

Nga dita e Martë një ngritje fare e lehtë e temperaturave, përderisa pritet depërtimi i një cikloni të ri nga Oqeani Atlantik, për të cilat do të informoheni në postimet tona të radhës./MeteoKosova