Vendim i ri, nga nesër hapen linjat e transportit ndër-urban

 Vendim i ri, nga nesër hapen linjat e transportit ndër-urban

Autobusët urbanë dhe ndër-urbanë edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.

Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.

Ministria e Ambientit dhe Infrastrukturës përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.

Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.

Ky është vendimi i plotë

LAJME TË TJERA