Vetëaksident i rëndë në Fortesë të Rahovecit, e shpoi murin dhe doli në anën tjetër

 Vetëaksident i rëndë në Fortesë të Rahovecit, e shpoi murin dhe doli në anën tjetër

Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Diku rreth orës 06:00, një veturë e tipit Golf 5, duket të ketë humbur kontrollin, me ç’rast ka goditur murin dhe e ka shpuar, për të dalur në anën tjetër.

07 Press ka siguruar edhe fotografi mga vendi i ngjarjes, ku shihen dëme të theksuara materiale, si te vetura, ashtu edhe te muri. Nuk mësohet nëse ka të lënduar.

Gjithsesi, gjatë ditës do të vijmë me informata shtesë lidhur me këtë rast.

07 Press

LAJME TË TJERA